Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë disa akse, edhe rrugën e Surrelit

Rrëshqitjet e dherave bllokojnë disa akse, edhe rrugën e Surrelit

09:17, 26/01/2021
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se reshjet e shumta kanë shkaktuar rrëshkitje dherash në disa akse rrugore të vendit. Ndër to, edhe në fshatin Surrel, ku po punohet për largimin e masivit të dherave që ka bllokuar rrugën.

ARRSH tha se gjatë natës kanë vazhduar reshjet në të gjithë territorin. Në veri ka pasur reshje bore me intensitet normal ndaj edhe është punuar për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset kombëtare.

Por, ka pasur rënie të materialeve në segmentet: Librazhd-Elbasan, Elbasan-Gjinar, Fushë Arrëz-Kalimash, Mollas-Selitë, ku është pastruar me mjete e punëtorë dhe kontraktorët janë në terren për të mbajtur situatën në kontroll.

Në rrëshqitjen e Surrelit ka filluar puna për evadimin e masivit të dherave për pastrimin e rrugës.

Drejtuesve të mjeteve në rrugën e Dardhës iu rekomandohet që nga kilometri i 6-të deri në kilometrin e 13-të të qarkullojnë me zinxhirë.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 26/01/2021 11:54

    Eshte hakmarrja qe nena natyre i ben Edi Rames per shkaterrimet qe i ka bere

    Shto koment

    Denonco