FOTO/ Ja i riu shqiptar që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi

FOTO/ Ja i riu shqiptar që u ekzekutua me 5 plumba në Greqi

09:12, 26/01/2021
A+ Aa A-

Një 27-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me 5 plumba në Patra të Greqisë mbrëmjen e djeshme. 

Mediat greke raportuan se i riu Mario Metaj është vrarë në zonën e kryqëzimit Kourtesis në Patras. Sipas të njëjtave burime, ai është qëlluar për vdekje nga një bandë rivale shqiptare.

Viktima ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij kur një makinë tjetër i ka prerë rrugën duke shkaktuar edhe një aksident. Më pas autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën dy persona, kanë qëlluar ndaj tij duke e lënë të plagosur rëndë.

Ai është transportuar për në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Përplasja e bandave shqiptare në Greqi po bëhet problem për policinë greke. Pak ditë më parë në Athinë u vra Edmond Llangozi, ndërsa në atentat mbetën të plagosur rëndë djemtë e tij Mihal dhe Anxhelo Llangozi.

Për këtë vrasje u tha se shkaku ishte një borxh financiar që familja e të ndjerit i kishte autorit me origjinë shqiptare.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco