VIDEO/ Lumi Ishëm përmbyt 5000 hektarë tokë, 50 banesa të rrethuara nga uji

VIDEO/ Lumi Ishëm përmbyt 5000 hektarë tokë, 50 banesa të rrethuara nga uji

08:37, 26/01/2021
A+ Aa A-

Lumi ishem permbyti diten e djeshme me mijera hektarë tokë në disa fshatra të Fushkrujës dhe të njësisë administrative  Ishëm.

Reshjet e shiut pushuan gjatë ditës dhe uji filloi të tërhiqej deri rreth orës 22 të darkes, niveli ra ndjeshëm.

Por reshjet e dendura  rifilluan dhe niveli i lumit filloi te ngrihej frikshëm.

Aktualisht jan rreth 5000 hektare toke bujqesore nën ujë në fshatrat, Derven, Luz, Bilaj, Murqinë, Mallkuc dhe një siperfaqe përafërsisht e tillë dhe në fshatrat fushore të njësisë adm. Ishem.

Dhe pse niveli i ujit është më i lartë se ditën e djeshme deri tani nuk raportohet që uji të ketë hyrë nëpër banesa por jan mbi  50 banesa dhe disa biznese të rrethuara nga uji.

Jan te bllokuara nga uji rruget e disa lagjeve si ajo e lagjes fundore ne fshatin murqine, rruga e gjokejve ne derven, etj..

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco