VIDEO/ Efektivi humbi jetën, makina e shkatërruar plotësisht, çfarë informon policia për aksidentin

VIDEO/ Efektivi humbi jetën, makina e shkatërruar plotësisht, çfarë informon policia për aksidentin

22:26, 25/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Vlorës ka dalë në një informacion paraprak lidhur mbi aksidentin me pasojë vdekjes që ndodhi në mbrëmje, ku humbi jetën punonjësi I policisë, Nuri Malaj. Sipas policië makina me të cilën udhëtonte punonjësi I policisë është përplasur me një tjetër mjet

Vlorë/Informacion paraprak                                 

Rreth orës 22:00, në rrugën Transballkanike pranë IEVP Vlorë, mjeti tip "Bmë" me drejtues shtetasin A. V., është përplasur me mjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin N. M.

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi N. M.

Sherbimet e policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit A. V., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco