Gjendet i vdekur një person, dyshimet e para të policisë

Gjendet i vdekur një person, dyshimet e para të policisë

11:43, 25/01/2021
A+ Aa A-

Një person është gjetur i pajetë në një fshat të Devollit. Policia dyshon se ai është emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit, ai nuk ka shenja dhune. Dyshohet se emigranti ka humbur jetën aksidentalisht.

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, rreth orës 10:20, në fshatin Grapsh, Devoll, në një përrua, është gjetur pa shenja jete nga banorët e zonës, një shtetas ende i paidentifikuar, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të jetë emigrant i paligjshëm.

Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale.

Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor, po punon për të identifikuar viktimën si dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco