Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ekzekutimi në Durrës/ Pse viktima mbante tre emra të ndryshëm

Ekzekutimi në Durrës/ Pse viktima mbante tre emra të ndryshëm

10:07, 25/01/2021
A+ Aa A-

Dalin në dritë detaje të reja nga atentati i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Durrës, ku mbeti viktimë 32-vjeçari Jetmir (Edmond) Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi. Burime bëjnë me dije për Fax News se viktima ishte i martuar dhe baba i një djali, ndërkohë që lidhur me ngjarjen janë shoqëruar deri tani 10 persona, që mund të kenë dijeni për autorët.

Viktima ishte duke hipur në makinën e tij në momentin kur është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga dy persona, të cilët kanë qenë në një makinë në lëvizje. Për pasojë Bregu ka marrë dëmtime në kokë, në gjoks dhe në këmbë, ndërkohë që janë tre pistat e hetimit për këtë vrasje.

Pista e parë është ajo e konflikteve që i riu ka pasur jashtë vendit, ku për pasojë kishte ndërruar dhe identitetin e tij; pista e dytë është ajo e prishjes së pazareve të drogës, dhe pista e tretë, ajo e një konflikti që ka pasur me persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të biznesve rreth e qark ngjarjes, por deri tani nuk ka asnjë të dyshuar si autor i mundshëm i kësaj vrasje.

Gjatë ditës së sotme nuk ka pika kontrolli të Policisë në Durrës, dhe atentati duket se do t'i shtohet ngjarjeve të pazbardhura kriminale që kanë tronditur në vazhdimësi qytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco