Zhdukja e biznesmenit/ Mediat italiane kritikojnë policinë shqiptare

Zhdukja e biznesmenit/ Mediat italiane kritikojnë policinë shqiptare

09:31, 25/01/2021
A+ Aa A-

Vazhdon të jetë e pranishme në lajmet e medieve italiane historia e biznesmenit Davide Pecorelli, i zhdukur në Shqipëri.

Babai i katër fëmijëve u zhduk në një rrugë në Pukë, një zonë e thellë malore e Shqipërisë.

Ai kishte ardhur për të bërë biznes në Shqipëri, ndërkohë që në Itali kishte pasur vështirësi së fundmi.

Autoritetet italiane kanë marrë në pyetje partneren e tij shqiptare, me të cilën biznesmeni ka një fëmijë.

Ndërsa në Itali po hetohet për vrasje, në Shqipëri pritet të bëhen analizat e ADN-së të mbetjeve të gjetura në makinën e djegur në Pukë. Sipas UmbriaDomani, në Shqipëri është dërguar një kampion ADN-je i vëllait të biznesmenit për të bërë krahasimin.

Megjithatë, edhe kjo gazetë italiane ka rezerva për punën e policisë shqiptare. Ajo është kritikuar për vonesën në mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes.

“Ka akoma shumë pyetje që presin përgjigje, si dhe shumë gjëra që policia shqiptare i ka lënë anash. Si është e mundur që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta, ndërkohë që makina u shkrumbua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri ka qenë aksidental, por kjo nuk shpjegon shkakun e zjarrit. Tezat e hetuesve vendas nuk janë aspak bindëse, ka ende shumë pyetje për zhdukjen e Davide, që është gjithmonë e më shumë një mister që nuk bind familjarët e tij,” shkruan gazeta italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/01/2021 10:00

Shteti Italian Duhet te dergoje agjende te kriminalistikes dhe nuk Duhet te presi policine tone.Policia jone eshte e marr peng nga politika.Policia jone nuk ka zbardhir ceshtje qe jane kapur nga kamerat e sigurise e jo me te zbardhi vrasje te ketij lloji.Ju kujtohet ai polici shqiptar qe u gjet i vdekur i djegur brenda ne makine.Ja vune vetevrasje.Ja Keshtu do ja ver dhe ketij.Njeriu nuk e vret veten ne kete menyre makabre

Shto koment

Denonco