Historia e bujshme/ Vrau kamerierin në Gjermani, kapet në Patos

Historia e bujshme/ Vrau kamerierin në Gjermani, kapet në Patos

09:20, 25/01/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e një kamerieri në Gjermani, është arrestuar në Patos. Kështu raporton gazeta BILD.

Mariglen M., 32 vjeç, akuzohet se vrau kamerierin turk, Emrah K., 24 vjeç.

Babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje në trotuar me gjashtë plumba. Ai u vra pas një sherri me shqiptarin.

Por historia bëri shumë bujë në mediat gjermane. Kjo për shkak se kur forcat e rendit i dërguan gruas së turkut të ndjerë gjërat e tij personale, në zarf kishin shënuar aksidentalisht edhe emrin e vrasësit të dyshuar.

Sonya K., 28 vjeç, u bë kurioze dhe nisi të hetojë personalisht. Ajo zbuloi se shqiptari që i vrau burrin ishte larguar nga Gjermania.

Sonya bëri apel në media që të arrestohej ekzekutori i burrit. Ajo ishte shtatzënë kur iu vra i shoqi.

Për 17 muaj, Marigleni qëndroi i pashqetësuar në Shqipëri.

Sipas gazetës BILD, ai jetoi në qytezën e vogël deri së fundmi, kur është arrestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco