Baba i një djali, Jetmir Bregu i vrarë në Durrës kishte probleme me drejtësinë

Baba i një djali, Jetmir Bregu i vrarë në Durrës kishte probleme me drejtësinë

09:05, 25/01/2021
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja lidhur me ekzekutimin mafioz mbrëmjen e sotme të 32-vjeçarit Jetmir Bregu i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi në qytetin e Durrësit. Raportohet se viktima ishte i martuar dhe baba i një djali.

Gjithashtu, mësohet se i riu u ekzekutua në hyrje, te dera e lokalit të tij, sapo zbriti nga automjeti, ndërsa ende nuk dihet nëse autorët kishin informacion mbi lëvizjet e tij dhe po e prisnin apo e ndoqën dhe në momentin kur zbriti e qëlluan.

Jetmir Bregu, pas problemeve me drejtësinë jashtë vendit ndryshoi emrin në Ilir Kuçi, dhe ishte personazh i njohur në Durrës, por nuk dilte shumë në skenë.

Pista e parë ku po hetohet është e shkuara e tij jashtë vendit, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmët nga autorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco