Përmbytje/ Bashkia e Vlorës, thirrje qytetarëve: mos dilni me makina, kujdesuni për veten!

Përmbytje/ Bashkia e Vlorës, thirrje qytetarëve: mos dilni me makina, kujdesuni për veten!

08:35, 25/01/2021
A+ Aa A-

Në valën e parë të reshjeve që përfshinë vendin tonë pak kohë më parë, qyteti i Vlorës dhe rrethinat ishte më i përmbyturi, pavarësisht se investimet që janë bërë aty në infrastrukturë kanë qenë në dhjetëra milion euro.

Në situatën e paralajmërimit të një vale të dytë reshjesh të mëdha, duket se bashkia e këtij qyteti është dorëzuar dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar dëmet e mundshme, ka qenë një thirrje publike për qytetarët që të dalin sa më pak nga shtëpitë dhe të kujdesen për veten dhe familjet. Gjithashtu kërkohet që të mos dilet me makina dhe përcaktohen edhe akset rrugore, ku nuk duhet të parkojnë pasi mjetet mund të mbulohen nga uji.

“Reshjet e shiut do të intensifikohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit për këtë arsye do t'ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në këto akse. Paralajmërimet e meteorologëve për përmbytje kërkojnë të jemi të kujdesshëm. Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë së Vlorës. Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!”, është thirrja e bashkisë Vlorë në faqen e saj zyrtare në FB.

     

     

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco