Lajmi i fundit

Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e RAI-t në Itali: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

FOTO+EMRI/ Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur, ikën shoferi

FOTO+EMRI/ Aksident i rëndë në Korçë, një i vdekur, ikën shoferi

22:13, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Korçë-Pogradec.

Pranë fshatit Buçimas, një makinë ka përplasur 48-vjeçarin Pajtim Gjyli që po ecte anash rrugës.

Fatkeqësisht mësohet se Gjyli ka humbur jetën.

Ndërkaq, shoferi ka vendosur që të arratiset duke lënë në vendin e ngjarjes viktimën.

Policia ka nisur hetimet për të kapur shoferin.

Policia e Pogradecit/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:40, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas, Pogradec, një automjet dyshohet se ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P. Gj., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 25/01/2021 10:06

Na grine aksidentet.Rruget jane ndertuar ne menyre skandaloze.Asnje lloj ndricimi.Shoferat ecin si te cmendur si te babezitur.Keta shofera qe largohen nga vendi aksidentit Duhet te denohen per vrasje.

Shto koment

Denonco