VIDEO/ Aksident në Vlorë, shoferi plagos rëndë kalimtaren dhe arratiset

VIDEO/ Aksident në Vlorë, shoferi plagos rëndë kalimtaren dhe arratiset

21:47, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një tjetër aksident ka ndodhur në Shqipëri, kësaj radhe në Vlorë. Policia thotë se një makinë që ka përplasur një kalimtare tek ‘Rruga Transballkanike’, afër Gjykatës së Apelit.

Kalimtarja është dërguar në gjendje të rëndë me urgjencë në spital teksa ndodhet në sallën e operacionit.

Shoferi është arratisur nga vendi i ngjarjes pas përplasjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco