Vrasja në Durrës/ Kush është viktima me 2 emra, u qëllua me breshëri

Vrasja në Durrës/ Kush është viktima me 2 emra, u qëllua me breshëri

19:09, 24/01/2021
A+ Aa A-

Këto janë pamje nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja me armë zjarri në lagjen Nr.16 në Durrës.

Viktima është Jetmir Begu 32 vjeç.

Ndërkohë, nga burime policore mësohet se së fundmi 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin në Ilir Kuçi.

Ai u dërgua në spital pasi kishte mbetur i plagosur, por ndërroi jetë në urgjencë disa minuta më vonë.

Të njëjtat burime nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se viktima ka qenë person me precedent penal.

32-vjeçari u qëllua me breshëri arme sapo zbriti nga automjeti i tij.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat të cilët kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur krimi rreth orës 17:20. Ata po pyeten nëse kanë dijeni për rrethanat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco