Makina e djegur në Fier, ngelet vetëm skeleti metalik, ja çfarë dyshon policia

Makina e djegur në Fier, ngelet vetëm skeleti metalik, ja çfarë dyshon policia

14:19, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një makinë është shkrumbuar nga flakët këtë mesditë në Fier, pranë vendit të quajtur “Vija e Ngjalës”.

Në automjet në momentin që kanë rënë flakët ishte vetëm shoferi, i cili fatmirësisht e ka kuptuar defektin e makinës dhe e ka braktisur nga aksi kryesor i rrugës.

Ja njoftimi:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:50, në lagjen "Sheq i Madh", Fier, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A.K.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco