Bëri korrupsion në Turkmenistan, arrestohet turku në Kukës

Bëri korrupsion në Turkmenistan, arrestohet turku në Kukës

13:33, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Turmenistani për veprën penale “Korrupsion”, u arredtua sot në Kukës.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Vendit të largët aziatik.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit turk të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M.Ç, 59 vjeç, me kombësi turke, banues në Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar Interpol Ashgabat të Turkmenistanit, pasi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Turkmenistanit, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Korrupsioni”, thuhet në njofrimin e policisë së Kukësit.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xhemil Tavarja24/01/2021 17:32

Duket pak lisho procedura dhe raportimi, pasi merren si te mireqena, absolute dhe te bazuara: (a) vepra penale e aluduar (b) urdheri i arrestit (Interpol i T) (c) Konventat e Ekstradimit Kjo metodike sjell pasoja ne jeten e individeve por dhe reputacionin e Shq., sic dhe ndodhi me rastin ne Kosove ku u ekstraduan ne Turqi disa qytetare qe pretendonin kundershti ndaj regjimit te Erdoganit. Turkmenistan qe nga 1991 eshte nje diktature nje partiake / individuale/ familjare dhe klanore ne praktike. Nuk lejohet asnje ze opozitar. Ne teori ka disa parti te regjistruara por te gjitha mbeshtesin regjimin. (1) qytetari i ndaluar ne Kukes mund te kete probleme te ndryshme ne T, dhe akuza per Korrupsion (nga nje regjim super i korruptuar) s'duhet marre prima facia (sic) (2) dhe nese ai mund te kete berr nje veper penale (sipas ligjeve te T) (2) Ligji Nderkombetar ka hapesira per te Drejtat e Njeriut, te cilat suprimojne ekstradimin deri per veprat penale me ekstreme. (si shembull, Gjermania nuk jep pas te Amerika nje individ qe do gjykohet ne nje nga shtetet amerikane qe aplikon denim me vdekje) Nje arrest warrant nderkombetar nuk eshte FATWA (sic) dhe gjithmone shihet shteti nga leshohet por dhe siguria e jetes se individit qe do kthehet pas (persekutim jashte ligjeve, torture, vrasje etj) Irani, Venezuela, Serbia (rastet me Ks) e disa shtete njihen qe leshojne te tilla soj, por qe ne nje bote demokratike shihen ne forme jo te favorshme. Duhet hetime. Kerkohet vendim Gjykate e me gjykate. Ai ka te drejte apeli, e me rradhe. Shqiperia s'mund te ktheje ne pako postale individe te cilet kerkohem nga vende ku nuk sigurohet jeta e aq me teper ne regjime te cilat boterisht njihen si Diktatura. Flm @ redaksia.

Shto koment

Denonco