‘Tallje e madhe me sistemin’, shqiptari në faqen e parë të mediave, ja çfarë bën nga burgu

‘Tallje e madhe me sistemin’, shqiptari në faqen e parë të mediave, ja çfarë bën nga burgu

11:49, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar i dënuar me 27 vite burg në Angli përdor nga qelia një telefon ilegalisht për t’i uruar familjarëve ditëlindjet e publikuar foto në Instagram.

Gazeta Sunday Telegraph shkuan se bëhet fjalë për shqiptarin me origjinë nga Shkodra Valjet Pepaj. Sipas kësaj gazete kjo është një tallje e madhe të sistemit të burgjeve nga ky shqiptarë i dënuar për trafikun e një sasie të madhe heroine.

Gazetarët e Sunday Telegraph kanë mundur të zbulojnë se Pepaj fliste përmes Instagram messegenger me gra të ndryshme të cilave u thoshte se do të dilte nga burgu pas 4 vitesh.

Valjet Pepaj, do të dënohej në 2018 pasi pranoi akuzat për trafik të 50 kg drogë me vlerë 2 milion stërlina. Pepaj thotë gazeta angleze ishte kreu një organizate kriminale shqiptare që po përpiqej të shtrinte influencën e vet në tregun e drogës.

Edi Vyzaj një tjetër anëtar i bandës i dënuar me 18 vite burg po ashtu është zbuluar se përdorte ilegalisht një telefon nga burgu.

Ngjarja

Katër shqiptarë janë dënuar me 67 vite burg, pasi iu sekuestruan 50 kg heroinë dhe kokainë me vlerë 2 milionë paund të destinuara për tregun vendas. Hetimet për bandën shqiptare filluan në janar të vitit 2017, ndërsa në muajt në vijim në shkurt, mars dhe prill të vitit të kaluar Valjet Pepaj dhe Edi Vyzaj nga Shqipëria dhe Gafur Salih e Bastri Nuhi shqiptarë nga Maqedonia janë arrestuar dhe sot janë dënuar.

Autoritetet britanike deklarojnë se droga me vlerë prej më shumë se 2 milionë paund është hequr nga rrugët e Londrës.

Të dënuarit

Valjet Pepaj 28 vjeç nga Shqipëria u dënua me 27 vite burg

Edi Vyzaj 30 vjeç nga Shqipëria u dënua me 18 vite burg

Gafur Salih 47 vjeç nga Maqedonia u dënua me 22 vite burg

Bastri Nuhi 39 vjeç nga Maqedonia u dënua me 31 muaj burgim

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco