SPAK nis hetimet për pastrimin e parave të mafies

SPAK nis hetimet për pastrimin e parave të mafies

10:55, 24/01/2021
A+ Aa A-

Pas fakteve për ato që ka zbardhur media si pjesë të dosjes prej 1000 faqesh të përgjimeve të Antimafias italiane, mësohet se SPAK është vënë në lëvizje.

Burime pranë Strukturës së posaçme Antikorrupsion bëjnë me dije se është regjistruar procedimi penal dhe ka filluar hetimi. SPAK do thërrasë figura të njohura të politikës dhe shtetit për të dhënë dëshmitë e tyre lidhur me përgjimet e mafies italiane ku përmenden figura të rëndësishme të qeverisë dhe biznesmenë shqiptarë të përfshirë.

Mësohet se një ministër i rëndësishëm dhe një zyrtar i lartë në hierarkinë e ekzekutivit shqiptar do thirren për të dëshmuar, fillimisht.

Pjesë e hetimit penal nga SPAK do jetë sekuestrimi i gjithë dosjeve të tenderimeve të “Nikut” të përmendur në përgjime e antimafies italiane, lejet e ndërtimit në Bashkinë e Tiranës dhe Durrësit në tre vitet e fundit si dhe disa koncensione e PPP.

Po kështu do merren nga kompanitë mobile telefonatat e “Nikut” me ministrin nën hetim./Mapo.al/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

A-SPAK24/01/2021 14:58

A-SPAK do beje nje vrime ne uje... SPAK-u po gjurmon kush jep 10 mije leke te vjetra ryshfet policit qe te kapi korrupsionin... e merrni me mend vete se ne c'gjendje eshte katandisur ky aspaku i famshem...

Drejtesi24/01/2021 14:01

Po do bej sikur do hetoj.. dhe perfundimi: fajin e ka mafia italiane.

Koli 24/01/2021 12:28

perfundimi i hetimit te SPAK per financimet e mafias ne ndertimet dhe inçeneratorin e Tiranes do per fundojne si dosja e Vjedhjes se votave ne Diber ..., si dosja e blerjes se aspiratoreve dhe mjeteve mbrojtese nga Min e shendetsise ... si ajo dosja tjeter e tjeter ... ndersa thirrjeve qe kishte vjedhje , kishte past rim parash SPAK do u pergjigjet me ate batuten ... e çë pastaj ... ose ... ku esht problemi ketu Ju lutem mos kerkoni batuta te tjera se SPAK ka probleme per te.zgjidh nuk mund te gjej te gjitha batutat...

y24/01/2021 12:13

Spakistet e leshit mjafton te hetojne tenderat qe ka ky nik halja nga manasterli qenefi

Gj 24/01/2021 11:58

spak eshte shoku i rames

Shto koment

Denonco