GJKKO lë në burg turkun me nënshtetësi shqiptare, ja për çfarë dyshohet

GJKKO lë në burg turkun me nënshtetësi shqiptare, ja për çfarë dyshohet

10:33, 24/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur zbatimin e masës së sigurimit arrest në burg për të ekstraduarin nga Bullgaria, shtetasin turko-shqiptar Rexhep Ipek, mëson gazetarja Glidona Daci.

Ipek është ekstraduar nga Bullgaria më 21 Janar të këtij viti, pasi është shpallur në kërkim ndërkombëtar në shtator të 2019, së bashku me 31 persona të tjerë, në kuadër të operacionit Limit.

Sipas policisë 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Rexhepi  ishte personi i fundit që ishte pa u arrestuar dhe tani më pritet gjykimi i tyre ne themel.

Operacioni Limit

49-vjeçari Ipek ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal i goditur në vitin 2019 për trafikimin e kokainës.

3 vite hetime çuan në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së. Hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke, u finalizua me operacionin e fundit policor “Limit” me përfshirjen e rreth 300 efektivëve në disa qytete të Shqipërisë (Tiranë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë), ku ditën e sotme u arrestuan 17 persona, ndërsa 6 të tjerë janë aktualisht në burg, të arrestuar më herët, ndërkohë 7 janë në kërkim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco