Aksident në Fushë Krujë-Laç, vdes 46-vjeçari, plagosen rëndë dy gra

Aksident në Fushë Krujë-Laç, vdes 46-vjeçari, plagosen rëndë dy gra

08:14, 24/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Lacc, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjera janë plagosur.

Policia njofton se ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Ndërkohë janë arrestuar dy drejtuesit e mjeteve të tjera, një prej të cilëve ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 40 banues në Krujë dhe B. M., 52 vjeç, banues në Has, pasi më datë 23.01.2021, në orën 22:40, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, shtetasi D. S., duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Pukë e më pas me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B. M., i cili drejtonte mjetin në gjëndje të dehur.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shoferi i mjetit tip “Ford”,  A. S., 46 vjeç dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve pasagjerët në mjet, shtetaset D. S., 64 vjeçe dhe P. S., 68 vjeçe, banuese në Pukë.

Grupi hetimor po heton për të për të përcaktuar rrethanat e aksidentit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco