VIDEO/ Sherr midis dy personave në lokal, plagosje me thikë në Vlorë

VIDEO/ Sherr midis dy personave në lokal, plagosje me thikë në Vlorë

19:55, 23/01/2021
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë ka ndodhur në mbrëmje në qytetin e Vlorës.

Një person raportohet se është qëlluar me thikë në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur pas një sherri midis dy personave në një lokal

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjeherë është larguar nga vendngjarja .

Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco