‘Më përdhunuan në hotel, më ndihmoni’/ Vajza shqiptare denoncon dy burra në polici

‘Më përdhunuan në hotel, më ndihmoni’/ Vajza shqiptare denoncon dy burra në polici

19:24, 23/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren, ku një vajzë ka denoncuar në polici se është përdhunuar nga dy burra në një hotel dhe për këtë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nga kqyrjet e para të mjekut, ajo nuk ka shenja të dhunës. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 18:30.

Policia ia ka referuar çështjen prokurorisë, për të provuar nëse vajza ka mashtruar, apo është dhunuar nga dy meshkuj në hotel, siç edhe ka pretenduar.

“Prizren 21.01.2021 – 18:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se në një hotel  është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore dhe sipas mjekut viktima nuk ka shenja te dhunimit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./ Faxweb/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco