Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë/ Policia mbron drejtuesin: Mos thoni që ‘kamikazi’ është nipi i kreut të OFL-së

Aksidenti i tmerrshëm në Tiranë/ Policia mbron drejtuesin: Mos thoni që ‘kamikazi’ është nipi i kreut të OFL-së

15:39, 23/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka gjetur kohë që të kundërshtojë lajmet në media rrjetet sociale se shoferi i makinës tip “BMW” që shkaktoi një aksident të frikshëm tek kryqëzimi i ambasadës italiane 9 ditë më parë në Tiranë nuk është nipi i kreut të OFL-së, Arben Dashi.

Reagimi i policisë vjen mjaft ditë pas aksidentit dhe ndryshe nga sa pret opinioni publik, ku të shpjegohet se si një “kamikaz” arrin të lëvizë rrugëve të qytetit duke rrezikuar jetën e qytetarëve i pashqetësuar edhe pse ka një mal me gjoba në emrin e tij, blutë kujdesen që të mohojnë lidhjen familjare të shoferit Stiveljan Dashi me Arben Dashin.

“Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie“, shpjegon policia përmes një reagimi zyrtar.

Policia thotë se ndaj “kamikazit” në fjalë u morën masa administrative. Por, e vetmja masë e marrë është një gjobë 15 000 lekë. Stiveljan Dashi ka plot gjoba të ngjashme në emrin e tij, por sërish arrin të lëvizë rrugëve i pashqetësuar nga policia.

Aksidenti i frikshëm ndodhi mesditën e 14 janarit ku Stiveljan Dashi shkel semaforin e kuq dhe përplas fortë makinën tip “Skoda Rapid” që po kalonte rrugën në zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë këtij aksidenti është rrezikuar jeta edhe e dy grave që po kalonin te vijat e bardha.

Pas aksidentit, pati një reagim të madh publik për mos reagimin e policisë ndaj personave me makina luksoze që rrezikojnë çdo ditë jetën e qytetarëve në rrugët e qyteteve shqiptare. Është e njëja polici që sillet ndryshe me qytetarë që kanë makina më modeste në rrugë.

Po ashtu, u zbulua se Dashi kishte marrë disa gjoba më herët pikërisht me shkelje semafori dhe përsëri ai lëvizte lirshëm në rrugë.

Reagimi i policisë

Policia e Shtetit – Sqarim

Në lidhje me lajmin e publikuar në disa media përgjatë ditëve të fundit, për një aksident rrugor të ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Papa Gjon Pali II” me rrugën “Ismail Qemali”, ku shtetasi S.D., duke vazhduar lëvizjen me mjet gjatë kohës që semafori ishte me dritë të kuqe dhe është përplasur me mjetin tip “Skoda Rapid”, me drejtues shtetasin D.T. dhe pasagjer shtetasin A.M. e për pasojë u dëmtuan 2 shtetas, jashtë rrezikut për jetën, sqarojmë opinion publik se:

Drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin rrugor nuk është i afërm i ndonjë zyrtari drejtues në Policinë e Shtetit dhe nuk është favorizuar në asnjë moment nga asnjë zyrtar policie.

Stukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me këtë ngjarje kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, në ngarkim të qytetarit S.D.

Njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës ka kryer të gjitha veprimet administrative.

Njoftimi për aksidentin rrugor është pasqyruar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, në përmbledhjen ditore të ngjarjeve që publikohet, si çdo ngjarje tjetër pa pasoja fatale.

Linku ???? https://ëëë.asp.gov.al/raporti-ditor-i-ngjarjeve-policia…/

Policia e Shtetit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar krimin dhe zbatuar ligjin dhe vetëm ligjin, ndaj fton median që për çdo rast të kërkojë informacion zyrtar pranë strukturave përgjegjëse për dhënien e informacionit./ abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 23/01/2021 20:48

Policia ne vend qe te mbroj popullin mbron keta mendere shqyer dhe bir e nipa plerash.Ngrihu o popull

Shto koment

Denonco