Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Detaje/ Zbulohet shuma e grabitur në Tiranë, autori iku me vrap

Detaje/ Zbulohet shuma e grabitur në Tiranë, autori iku me vrap

14:44, 23/01/2021
A+ Aa A-

Zbardhen detaje të reja nga grabitja e sotme e pikës së dhënieve të kredive “Kredo.al” në zonën e Brrylit, Tiranë.

Një person ka kërcënuar me armë zjarri punonjëset e “Kredo.al”, duke i marrë shumën e 3 milionë lekëve të vjetra, shkruan Mapo.

Gjithashtu mësohet se ai ka patur një bashkëpunëtor.

Sipas raportimeve të para mediatike, autorët janë larguar duke vrapuar nga vendngjarja.

Tiranë/ Informacion paraprak 

Rreth orës 13:40, në rrugën "Bardhyl", një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi. 

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco