Ç'krime mbartin mbi supe 'Të shtatët' e grupit kriminal të Niklës, që u mësynë nga Policia

Ç'krime mbartin mbi supe 'Të shtatët' e grupit kriminal të Niklës, që u mësynë nga Policia

10:51, 23/01/2021
A+ Aa A-

Çfarë vrasjesh apo aktesh të tjera kriminale mbartin mbi supe, "Të shtatët" e  grupit kriminal të Niklës në Krujë, të cilëve iu mësy dje deri edhe me dronë nga Policia e Shtetit, me urdhër të SPAK? Sipas Policisë, janë Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Këtyre personave iu atribuohen disa vepra të rënda penale.

Flamur Haka konsiderohet si kreu i “të fortëve” në Nikël dhe në shkurt të vitit 2008 është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 16 vite burgim. Ai është dënuar për vrasje me paramendim për “Hakmarrje e mbetur në tentativë” dhe për “Armëmbajtje pa leje”. Haka tentoi të vrasë shtetasin Bledar Ulliri, por pavarësisht se u dënua me 16 vite burg, ai u lirua pas 6 vitesh duke iu ulur me 10 vite dënimi.

Durim Bami është një tjetër personazh, ndoshta ndër më të njohurit në rrethin e Krujës pas atentatit të pretenduar nga deputeti Tom Doshi. Mbi Bamin drejtësia ka dyshime të forta se ka gisht në ngjarje të rënda kriminale ende të pazbardhura.

Ylli Çangu, kunati i Durim Bamit, është tjetër emër i njohur, i dënuar më parë dhe i hetuar për disa ngjarje kriminale. Ai dyshohet të jetë vendosës i eksplozivëve por edhe i përfshirë në  rrëmbime personash.

Ervin Kodra nuk është akuzuar për vrasje, por është tentuar të vritet me atentat në 14 nëntor 2020. Në orës 15:20, në Tapizë të Krujës, kur me kushëririn e tij Durim Bami po ktheheshin në shtëpi, ndaj tyre u hap zjarr, mbi  “Range Roverin” me të cilin udhëtonin dhe ku Kodra mbeti i plagosur .

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco