'Supervizori': arrestohen dy zyrtarë të Mbrojtjes së Territorit në Kamëz

'Supervizori': arrestohen dy zyrtarë të Mbrojtjes së Territorit në Kamëz

09:59, 23/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Shtetit ka arrestuar, pas 6 muajsh hetime, dy punonjës së IKM në Kamëz, të cilët u merrnin para si ryshfet, qytetarëve që bënin ndërtime pa leje në bashkinë e kamzës. Të arrestuarit janë Dritan Nikolli, 47 vjeç dhe Ermal Baci, 36 vjeç, të dy punonjës të IKMT në Kamëz.

Policia e Tiranës tha se nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas një pune hetimore 6-mujore, finalizoi operacionin policor të koduar “Supervizori”, për ekzekutimin e 2 masave të sigurisë "arrest në burg" për shtetasit:

Dritan Nikolli, 47 vjeç dhe Ermal Baci, 36 vjeç, të dy me detyrë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kamëz.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe 6-mujore, qytetarëve të ndryshëm në zonën e Bashkisë Kamëz, të cilët i konstatonin duke kryer ndërtime pa leje, u kanë kërkuar dhe u kanë marrë shuma monetare, në kembim të mosndëshkimit të tyre me masa administrative, sipas legjislacionit ne fuqi.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari korruptive. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco