Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Eksplozivi në Tiranë, zbulohet emri i biznesmenit që i shpërthyen makinën

Eksplozivi në Tiranë, zbulohet emri i biznesmenit që i shpërthyen makinën

09:43, 23/01/2021
A+ Aa A-

Makina që u shpërthye me eksploziv brenda një garazhi sot në Tiranë, mësohet se i përket një biznesmeni ndërtimi, Saimir Naski nga Berati.

Grupi hetimor që ndodhet në vendin e ngjarjes, në pallatin në periferi të Tiranës, në Qesarakë, ende nuk ka dhënë ndonjë informacion se cilët mund të kenë qënë autorët e këtij akti dhe cila ka qënë shënjestra e tyre, nëse bëhet fjalë vetëm për një kërcënim apo është synuar më shumë.

Eksplozivi shpërtheu rreth orës 7:40 "në rrethana të paqarta” tha Policia.

Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale në katet e para të pallatit, siç duket edhe në foto.

ImageImageImage

ImageImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco