Gjykata greke liron shqiptarin e akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares me aftësi të kufizuara

Gjykata greke liron shqiptarin e akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares me aftësi të kufizuara

20:32, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar 30-vjeçar i akuzuar për abuzim seksual me një 15-vjeçare me aftësi të kufizuara u la i lirë me kushte kufizuese nga gjykata greke.

Shqiptar u arrestua pas ankesës së një 15 vjeçareje me aftësi të kufizuara dhe prindërve të saj, ku sipas tyre ai përfitoi nga paaftësia e pjesshme mendore e vajzës së mitur dhe vazhdoi të abuzonte seksualisht me të.

Në procesin gjyqësor përballë hetuesit, ai pretendoi se e dashura e tij i kishte thënë se ajo ishte 17-vjeç dhe se gjatë takimit të tyre nuk kishte asnjë kontakt të plotë me të, ndërsa në të njëjtën kohë tha se vonesa e vogël mendore e të miturës nuk perceptohet lehtë.

I riu shqiptar, që prej vitesh jeton në Greqi, u ndalua  të largohet  nga Greqia, si dhe është i detyruar të paraqitet dy herë në muaj në Stacionin Policor në Volos duke vënë një garanci prej 5.000 euro, deri në zhvillim të gjyqit dhe përcaktimin nëse është realisht fajtor.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco