‘Grup i strukturuar kriminal dhe gjobëvënie’/ Ja për çfarë po i heton SPAK ‘të fortët’ e Niklës

‘Grup i strukturuar kriminal dhe gjobëvënie’/ Ja për çfarë po i heton SPAK ‘të fortët’ e Niklës

17:21, 22/01/2021
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme po i heton si ‘grup i strukturuar kriminal’, shtatë personat të cilëve u është kontrolluar banesa në Nikël.

Sipas SPAK, ata po verifikohen lidhur me një denoncim për gjobëvënie që është bërë disa vite më parë.

Burime për median konfirmojnë se gjithashtu njëri prej tyre dyshohet se është vrasës me pagesë, i përfshirë në një ngjarje kriminale në Tiranë.

Banesat e kontrolluara nga RENEA janë ato të: Durim Bamit, Valter Bami, Bedri Hakës, Marklen Hakës, Gentjan Koçit, Ylli Cangut dhe Ervin Kodrës

Policia thotë se gjatë aksionit janë sekuestruar prova që do të ndihmojnë hetimin, por nuk jep detaje të tjera. Mes sendeve të sekuestruara janë celularë, disa pajisje elektronike, kompjuterë dhe dokumente të tjera që i janë dorëzuar Prokurorisë së Posaçme.

Njoftimi

Kontrolle në funksion të procedimit penal të ndjekur nga SPAK-u ndaj një grupi të strukturuar kriminal.

Kontrollet për sigurimin e provave që do t’i shërbejnë hetimit, të zhvilluara në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në operacionin e kontrollit të banesave në Nikël, Krujë, janë përfshirë Drejtoria Hetimore Qendrore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Forcat Speciale Renea, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës e Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë.

Gjatë operacionit të kontrollit, ku përdorën edhe dronë, janë zhvilluar kontrolle në 7 banesa, konkretisht:

Në banesat e shtetasve: Durim Bami, Valter Bami, Bedri Haka, Marklen Haka, Gentjan Koçi, Ylli Çangu dhe Ervin Kodra.

Gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që do t’i shërbejnë hetimit në interes të procedimit penal./ Mapo/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco