EMRI/ Menaxhonte mbetje të rrezikshme, arrestohet shqiptari që futi 20 kg kokainë në Britani

EMRI/ Menaxhonte mbetje të rrezikshme, arrestohet shqiptari që futi 20 kg kokainë në Britani

16:39, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar i kërkuar nga drejtësia italiane për menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme dhe falsifikim është arrestuar në Londër.

Top Channel mëson se për qëllim ekstradimi drejt Italisë autoritetet angleze të Interpolit arrestuan Andi Vezuli, 47 vjeç.

Vezuli me origjinë nga Durrësi, ka dalë përpara gjykatës të ekstradimeve në kryeqytetin britanik.

Ai është marrë në mbrojtje për të kundërshtuar ekstradimin nga kompania avokatore  “ORACLE SOLICITORS & CONSULTANTS LT”.

Autoritetet e drejtësisë britanike, që janë duke përfaqësuar kërkesën e shtetit italian në procesin gjyqësor të ekstradimit, nuk japin detaje të tjera se për çfarë mbetjes të rrezikshme bëhet fjalë.

Si pasojë e veprës të rëndë penale për të cilën kërkohet ekstradimi, Vezuli, do të qëndrojë në burg në pritje të vendimit të gjykatës.

Autoritetet angleze zbuluan se Vezuli ishte person në kërkim nga Italia momentin kur i morën shenjat e gishtërinjve pasi e arrestuan për trafik kokaine.

Tre vite më parë mediat angleze raportuan se Andi Vezuli  është dënuar me 10 vjet burg pasi tentoi të fuste në vendin ishullor plot 20 kg kokainë.

Andi Vezuli, atë kohë 43 vjeç  mbante me vete një  kartë identiteti shqiptare dhe italiane.

Ai drejtonte një kamion nga ku u zbulua kokaina.

Teksa po tentonte të kalonte  në portin Dover, skaneri zbuloi drogën dhe agjentët britanikë ndaluan menjëherë shqiptarin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco