Aksident pranë Vlorës, plagoset 51 vjeçari

Aksident pranë Vlorës, plagoset 51 vjeçari

16:25, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një tjetër aksident është shënuar këtë pasdite në Vlorë, pas atij të ndodhur në Elbasan ku u plagosën 6 persona.

Aksidenti në Vlorë ka ndodhur në orën 15.00 në aksin Vlorë-Orikum, në Radhimë, ku një mjet tip Ford me drejtues shtetasin E. A., 22 vjeç, është perplasur me mjetin tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin P. Xh ., 51 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi P. Xh, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco