VIDEO/ Makinat bëhen copa në Elbasan-Peqin, 6 të plagosur, një vajzë u bllokua në mjet

VIDEO/ Makinat bëhen copa në Elbasan-Peqin, 6 të plagosur, një vajzë u bllokua në mjet

15:23, 22/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan - Peqin.

Në vendngjarje është kërkuar edhe zjarrefiksja dhe mësohet se janë 6 persona të lenduar, ku njeri prej tyre është më rëndë.

Janë përplasur makinat më targat AA 030 SV, dhe AA 518 XT.

Sipas njoftimeve nga vendngjarja, SYRI.net mëson se janë përdorur mjetet e shpëtimit duke nxjerrë një vajzë të ngelur brenda në mjet e bllokuar.

Ajo kishte mbetur e bllokuar në një makinë tip Benz.

Të plagosurit janë nisur në spital dhe sipas informacioneve të fundit janë në repartin e kirurgjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco