EMRAT/ Trazirat para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 të rinj

EMRAT/ Trazirat para derbit Partizani-Tirana, arrestohen 2 të rinj

09:46, 22/01/2021
A+ Aa A-

Policia ka arrestuar dy të rinj në Elbasan si autorë të trazirave para derbit Partizani-Tirana. Të arrestuarit janë Stiven Vojka dhe Kevi Beqiraj.

Nga ana tjetër janë duke hetuar tashmë 14 persona në gjendje të lirë.

Nga konflikti mbetën tre të dëmtuar, ndërkaq u sulmua me gurë dhe lokali i Astrit Mahmutajt, që është dhe gjyqtar anësor në Superligë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

U konfliktuan fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, para ndeshjes së futbollit Tirana-Partizani, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 14 të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, si dhe kanë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit A. M.,

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme procedurale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco