EMRI/ Ish-oficeri shqiptar luftoi në krah të milicëve rusë në Ukrainë, ja si e rekrutoi kryetifozi i ekipit italian

EMRI/ Ish-oficeri shqiptar luftoi në krah të milicëve rusë në Ukrainë, ja si e rekrutoi kryetifozi i ekipit italian

22:03, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një shtetas italian, i njohur si kryeultrasi i ekipit të Lukeze, o gjykohet dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia e këtij vendi për rekrutim të mercenarëve të cilët më pas I çonte në zonën e luftës në Donbass në Ukrainë, aty ku prej vitesh forcat ukrainase dhe ato filo-ruse, luftojnë për territor.

 Andrea Palmeri, 42 vjeç, është udhëheqësi i Bulldogs Luçhese, kryetifozeria e këtij ekipi që militon në kategoritë e ulëta të futbollit italian.

Sipas aktakuzës, Palmieri rekrutoi dhe trajnoi shumë njerëz për të luftuar së bashku me milicitë pro-ruse në këtë rajon.

Por Palmieri pretendon se është një vullnetar i përkushtuar në mbështetje të civilëve.

Një urdhër arresti evropian i lëshuar nga prokurori i qarkut në Genova ka shpallur në kërkim Palmerin, i cili ndodhet jashtë vendit. Nga ana e tij, Palmeri gjithmonë e ka mohuar të qenit mercenar dhe trajnues, duke pretenduar të kundërtën se ai është një vullnetar i përkushtuar përkrah rusëve, si edhe ndaj popullatës civile.

Por ajo që është interesante është se midis të rekrutuarve ka edhe shqiptarë.

Një prej tyre është edhe Olsi Krutani, një ish-oficer I cili ka marrë pjesë në trupat ajrore ruse, I cili është dënuar me 2.8 vite burgim.  

Bashkë me dy persona të tjerë, Olsi Krutani u arrestua në vitin 2018.

Hetimi filloi në vitin 2013.

Ku më parë ka pasur një përpjekje nga ana e ukrainasve për të rrëmbyer, Palmierin, Krutanin, dhe dy personat e tjerë të përfshirë në luftime në krah të milicëve rusë.

Në tetor 2020 u zbulua që agjentët e fshehtë ukrainas u përpoqën të rrëmbenin Andrea Palmerin.

Ata sponsorizuan 15.000 dollarë për operacionin; nëse rrëmbimi dështonte, ata do ta vrisnin.

Kjo u njoftua nga zyra e shtypit e Ministrisë së Brendshme të Republikës Popullore Lugansk (një territor i pushtuar që nga viti 2014 nga trupat ruse dhe milicitë e paligjshme):

"Ne kemi marrë një raport që Shërbimet e Sigurisë të Ukrainës (Sbu) ata u infiltruan në territorin e Republikës Popullore Lugansk me një ekip të trajnuar posaçërisht për të rrëmbyer një shtetas të huaj (italian, ed) dhe për ta çuar atë në territorin ukrainas. Pas kontrollit të këtij informacioni, u identifikua grupi i diversantëve. Anëtarët e këtij grupi u arrestuan ndërsa po planifikonin këtë krim ”.

Sipas Ministrisë së Brendshme të LNR, italiani në fjalë është Andrea Palmeri.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Vendi yne 22/01/2021 10:00

    Luftojne per te huajt dhe nuk luftojne per vendin tone.Dhe kete e bejne per lek

    Shto koment

    Denonco