VIDEO/ Makina aksidenton efektivin e policisë, drejtuesi largohet

VIDEO/ Makina aksidenton efektivin e policisë, drejtuesi largohet

18:38, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë është shënuar këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës. Një efektiv policie raportohet se është aksidentuar nga një automjet dhe ndodhet për trajtim të specializuar në spital. Drejtuesi i automjetit raportohet se është larguar nga vendngjarja.

Në vendngjarje raportohet se ndodhen efektivë të shumtë policie

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të një karburanti në Vlorë.

Ndërkohë që konfirmohet që gjendja e efektivit të policisë është e rëndë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.01.2021, rreth orës 18:00, në lagjen Kushtrim, Vlorë, një mjet i markës benz, me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje shtetasin M. S, i cili ndodhet në spital, në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco