Kujtoi se i shpëtoi policisë, shqiptari kapet në fermën e kanabisit me një tufë parash dhe çelësat e një Mercedesi

Kujtoi se i shpëtoi policisë, shqiptari kapet në fermën e kanabisit me një tufë parash dhe çelësat e një Mercedesi

18:22, 21/01/2021
A+ Aa A-

Njeriu i gjetur pasi policia u ndesh me fermën e kanabisit kishte 'një tufë parash dhe çelësat e një Mercedesi'

Një shqiptar ra në prangat e policisë britanike pasi u kap në një fermë kanabisi ku ishin kultivuar 60 rrënjë narkotike.

Julian Bajrami, tha për policinë britanike se ai ishte ishte trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar,

Shqiptari u paraqit në gjykatë përmes lidhjes online ku do të përballet me akuzat për prodhimin e kanabisit dhe posedimin e pasurisë kriminale.

Gjatë seancës Bajrami kërkoi një përkthyes.

"Oficerët hynë në pronë dhe gjetën një fermë kanabisi me 60 bimë në total, së bashku me pajisjet", tha një nga oficerët e policisë.

"Pasi bëri zbulimin, policia u largua për pak kohë nga prona. Por kur ata hynë përsëri, e gjetën të pandehurin duke ecur poshtë. Duket se ai u ishte fshehur me sukses atyre gjatë kontrollit të tyre të parë."

Oficeri shtoi: "Ai u gjet në posedim të një tufe parash në xhepin e tij në vlerë prej 2,570 paund dhe çelësat e një Mercedesi që ishte parkuar afër."

Gjykata konstatoi se telefoni i Bajramit u ekzaminua dhe aty gjeti fotografitë e tij "në dukje të lumtur" në një udhëtim në bregdetin e Cleveland.

Në intervistën e policisë 24-vjeçari tha se ishte viktimë e trafikimit njerëzor dhe skllavërisë moderne.

 

Vlera e parashikuar e fermës së kanabisit ishte midis 16.000 dhe 50.000 paund- tha ai në gjykatë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco