‘Milot’/ Kapen 23 kg kokainë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

‘Milot’/ Kapen 23 kg kokainë, ja çfarë e tradhtoi shqiptarin

13:14, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një kontroll normal për verifikimin e respektimit të normave anti-Covid u shndërruar në një operacion të rëndësishëm anti-drogë, në Cuneo.

Policia ndaloi një makinë për verifikim, pasi në zonën portokalli duhet një arsye e vlefshme për të dalë nga komuna e rezidencës.

Në drejtimin e mjetit ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili shfaqi shenja nervozizmi në momentin e kërkimit të certifikatës nga policët. Këta të fundit dyshuan dhe vendosën të kontrollonin makinën.

Kontrolli nuk po jepte rezultat, por papritur policët vunë re se sediljet e para të Land Roverit ishin kapur në mënyrë jo normale me telajon e makinës, përmes dy pllakave metalike. Ata vazhduan më tej, të nxitur edhe nga nervozizmi në rritje i shqiptarit.

Pasi çmontuan sediljet dhe hoqën pllakat metalike, poshtë tyre gjetën dy hapësira të mbushura me drogë.

Ishin 23 ‘bukë’ kokaine, të mbështjella me qese dhe me peshë nga 500 gramë deri në 1 kile secila, gjithsej rreth 23 kilogramë.

Në disa prej pakove ishte shkruar ‘Milot’, në një tjetër ‘Kenzo’.

Kurrë më parë në provincën e Cuneos nuk ishte kapur një sasi kaq e madhe droge, me vlerë thuajse 2 milionë euro. Shqiptari u arrestua dhe rrezikon deri në 20 vjet burg.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco