Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tentoi të çonte në Itali 50 klandestinë, ‘arrest me burg’ për skafistin 26-vjeçar

Tentoi të çonte në Itali 50 klandestinë, ‘arrest me burg’ për skafistin 26-vjeçar

12:06, 21/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Emiljano Likaj, idyshuar si skafisti që do të transportonte drejt Italisë 50 klandestinët e nisur nga grykëderdhja e Vjosës.

Emiljano Likaj, banues në qytetin e Vlorës, u vu në pranga 12 ditë pas tentativës së trafikut që rrezikoi të prodhojë një tragjedi pasi gomonia mbeti në det të hapur për rreth 3 orë.

26 vjeçari Likaj, por dhe të paktën dy persona të tjerë, që sipas burimeve ishin në rolin e skafistit, arritën t’i shpëtojnë arrestimit gjatë operacionit të shpëtimit të ndërmarrë nga Roja Bregdetare.

Mënyra se si ata arritën të dalin në breg mbetet e paqartë dhe ka ngjallur dyshime se skafistët mund të edhe të jetë ndihmuar nga persona brenda operacionit.

Për të arritur në brigjet e vendit fqinj, klandestinët, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Deri më tani, policia ka zbuluar të paktën dy baza të strehimit të emigrantëve, një hotel në Tiranë dhe një shtëpi në fshatin Trevllazër në Vlorë.

Të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti, dhe të akuzuar për strehimin e emigrantëve janë tashmë në qeli 31 vjeçari nga Vlora Qazim Ismailaj dhe Fatos Tusha nga Tirana.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco