Zhdukja e biznesmenit/ Zbulohet mesazhi i tij i fundit: Këtu është luftë…

Zhdukja e biznesmenit/ Zbulohet mesazhi i tij i fundit: Këtu është luftë…

10:34, 21/01/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja dalin në dritë nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Mediat kanë bërë publike mesazhin e fundit që ai i ka shkruar një mikut të tij, ku e ka njoftuar se kishte prenotuar biletën e kthimit në Itali në datën 10 Janar, katër ditë pasi u bë zhdukja e tij në zonën e Pukës.

Ai i tregon mikut të tij se ka hapur një showroom në një qendër tregtare, po shton se deri në datën 6 janar në Shqipëri situata dhe klima nuk është e mirë, por pa e specifikuar se për çfarë e ka fjalën.

”Kam hapur showroom në një qendër tregtare, deri në datën 6 këtu është luftë. Kam prenotuar datën e kthimit në 10 janar”, mësohet të ketë shkruar në mesazhin e tij Pecorelli.

Ndërkohë javën e ardhshme në Tiranë pritet që të vijnë dhe hetues italianë, që do të mbledhin informacione për zhdukjen e mistershme të Pecorellit.

Pecorelli raportohet i zhdukur në datën 6 Janar në zonën e Pukës, pasi makina me të cilën ai udhëtonte u gjet e djegur, ndërkohë që brenda saj u konstatuan një ditë më pas dhe mbetje të eshtrave, të cilat ende nuk janë analizuar se kujt i përkasin, pasi kërkojnë një laborator specifik.

Autoritete policore shqiptare kanë marrë në pyetje partneren e Davide Pecorelli.

Nga mediat italiane raportohet se partnerja e biznesmenit italian ka qëndruar për rreth  6 orë pranë komisariatit të policisë, ku iu është përgjigjur pyetjeve të autoriteteve, përpara se të rikthehej në Itali. Ishte pikërisht partnerja shqiptare e biznesmenit italian, me të cilin ka edhe një fëmijë të vogël, që dha alarmin për zhdukjen e tij.

Nga informacionet, bëhet e ditur se shqiptarja ka shitur bizneset e italianit në momentin pasi u komunikoi lajmin për zhdukjen e partnerit të saj punonjësve të parukierive. Pronari i ri u premtoi personave të punësuar se do të forconte kompaninë dhe do të tejkalonin momentin ‘delikat’. Të gjitha aktivitetet e Pecorellit, përveç hotelit, janë në emër të shqiptares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco