Zhdukja e biznesmenit italian/ Dyshime për kontrollin e policisë

Zhdukja e biznesmenit italian/ Dyshime për kontrollin e policisë

09:31, 21/01/2021
A+ Aa A-

Gazeta italiane, La Nazione shkruan se hetuesit italianë pritet të zbarkojnë në Tiranë javën që vjen pas zhdukjes së biznesmenit italian, Davide Pecorelli.

Hetuesit italianë, nën mbikëqyrjen e Interpolit, do takohen me homologët shqiptarë për të parë rezultatet e analizës së ADN-së mbi eshtrat e gjetura në makinën Skodia Fabia.

Makina e marrë me qira nga italiani u gjet e djegur në Pukë. Familjarët e italianit 45-vjeçar janë të shqetësuar, shkruan gazeta.

Sipas saj, ka dyshime për punën e policisë shqiptare.

Ajo shkruan se në një emision televiziv, gazetarët e kanë pyetur shefin e departamentit anti-krim në Tiranë se përse nuk u bë kontrolli i makinës së djegur në vendin e ngjarjes.

Por ai tha se është normale që kontrollet të bëhen më vonë. Megjithatë, më vonë në mjet u gjetën mbetje njerëzore dhe gjëra në pronësi të italianit, mes tyre ora dhe telefoni celular.

Gazeta shkruan se biznesmeni italiani kishte hapur një biznes në Shqipëri në gusht. Ai shiste lazera të shtrenjtë për qendrat e bukurisë. Për momentin ai po negocionte me një doktor për t’i shitur një prej këtyre makinerive lazer me vlerë 70 mijë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco