Hidhet nga soleta e katit të dytë 50 vjeçari në Durrës, në gjendje të rëndë në spital

Hidhet nga soleta e katit të dytë 50 vjeçari në Durrës, në gjendje të rëndë në spital

09:16, 21/01/2021
A+ Aa A-

Nje ngjarje e pazakontë është shënuar në Durrës.

Një 50 vjeçar në gjendje të dehur është hedhur nga soleta e banesës së tij dykatëshë.

“Aktualisht, njofton policia, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Më datë 20.01.2021, në urgjencën e spitalit rajonal Durrës ka shkuar i lënduar shtetasi A. M., 50 vjeç, banues në Durrës. Nga verifikimet e bëra ka rezultuar se ky shtetas duke qenë në gjendje të dehur është vetëhedhur nga tarraca e katit të dytë të banesës së tij. Aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Shkaktimi i vetëvrasjes".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco