Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, e ndjekin si në filma

Shqiptari u drejton pistoletën lodër policëve, e ndjekin si në filma

08:50, 21/01/2021
A+ Aa A-

Një shqiptar u arrestua dje nga policia greke pas një ndjekje për disa orë në Selanik. 31-vjeçari rreth orës 02:00 hyri në një dyqan për të grabitur, por u pikas nga policia. Fillimisht i riu u drejtoi pistoletën efektivëve, e cila më pas rezultoi se ishte lodër.

Megjithatë skenari funksionoi, të paktën për momentin dhe shqiptari u arratis me makinë. Policia iu vendos në ndjekje për disa minuta, por 31-vjeçari zbriti, braktisi makinën dhe tentoi që të largohet me vrap mes pallateve duke bërë rezistencë, por në fund u prangos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco