Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

18 automjete luksoze dhe …/ Kush janë 2 vëllezërit që iu sekuestruan 5 milion euro

18 automjete luksoze dhe …/ Kush janë 2 vëllezërit që iu sekuestruan 5 milion euro

19:24, 20/01/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e sotme Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë së Tiranës sekuestroi 5 milion euro pasuri të dy shtetasve, përkatësisht dy vëllezërve  Marku.

Mes pasurive të sekuestruara janë 18 automjete luksoze, 10 pasuri të paluajtshme si vila dhe apartamente, aktivitete biznesi etj.

Sokol Marku, nga Mirdita, rezulton i dënuar për trafik droge.

Personi i dytë i përfshirë është vëllai binjak i Sokol Markut.

Në Tiranë në emër te shtetasit Sokol Marku dhe familjareve të tij figurojne pasuritë e regjistruara si më poshtë:

• ZK 8370 volumi 26, faqe 154, njësi me sipërfaqe 53.6 m2.

• ZK 8340 volumi.23, faqe 67, truall me siperfaqe 1261 m2.

• ZK 8340 volumi 24, faqe 67, ndërtesë me sip. 150 m2.

• ZK 3866 volumi 33, faqe 118, apartament me sip.50 m2.

• ZK 8120 volumi 48, faqe 57, truall  me sip.412.3 m2 dhe ndërtësë me sip.173.8 m2. 

Apartament në Kavajë me sip 70 m2 në zk 3101 Qerret Lavajr pasuria me nr 14 /229.

Biznesi Bar-Kafe me adresë në rrugën ‘Dora D’Istra’

Godinë dy katëshe me një sipërfaqe trualli 3 600 m2 dhe ndërtim 260 m2 për kat me emrin Hoë Higt dhe në emër tregtar ‘Viteli Bar’.

Biznesi Bar-Kafe në rrugën Shaqir Hoshafi me një sipërfaqe 115 m2 me nipt l62115036h pasuria me nr 3/257 zk 8150.

Objekt 3-katësh në rrugën e Dibrës në proces legalizimi me sip 160 m2 për kat dhe papafingo.

Nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në funksion të Procedimit Penal 4257 viti 2019 në bashkëpunim me Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë u bë ekzektimi i Vendimit të prokurorit Nr. 744 datë 20.01.2021 për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve;

Sokol Marku, i biri i Lazdër dhe i Gjela, i datëlindjes 05.07.1988, lindur në Mirditë dhe banues, në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare  është i dënuar pasi sipas vendimit 459 A datë 11.03.2013 të Gjykatës Rr.Tiranë, e cila ka bërë dhe ndreqjen e vendimit nr.77 dt.31.01.2013 të Gjykatës Rr.Tirane, për paqartësi dënimi (nëse kishim të bënim me një dënim me burgim apo denim alternative), duke e dënuar me 5 vite burg.

V.Penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve" parashikuar nga neni 283/1 i K.penal.

Gjithashtu po sipas vendimit penal nr.1046 datë 05.04.2016 të Gjykatës Rr.Tiranë, si dhe vendim penal nr.139 dt.1002.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 muaj burg. V.Penale "Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235/1 të K.Penal.

Gjithashtu nga të dhënat e marra ky shtetas merret dhe me trafik të lëndëve narkotike në Itali.

Sa më sipër Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në bazë të materialeve të dërguara nga Seksoni për Hetimin e Pastrimit te Parave & Aseteve Kriminale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë është bërë rregjistrimi i Procedimit penal 4257 viti 2019 për veprat penale “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 ku janë sekuestruar 18 automjete duke vazhduar nga ‘Porche’, ‘BMË’ etj, dy aktivitete biznesi lokale si dhe 10 pasuri të paluajtshme si njësi tregtare, vila apo apartamente me një vlere rreth 5 milon euro përafërsisht

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco