Trilleri me pengmarrjet/ Sokol Lepuri arrestohet në Kosovë

Trilleri me pengmarrjet/ Sokol Lepuri arrestohet në Kosovë

18:56, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një 33-vjeçar është arrestuar nga autoritetet kosovare në Suarekë për shkak se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. I arrestuari quhet Sokol Lepuri, 33 vjeç.

Sipas policisë, ky person më datë 17.10.2019, në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet, një shtetas, dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel.

Por Sokol Lepuri akuzohet edhe për rrëmbimin e Alestina Gjonit në gusht të vitit 2019. Babai i Alestina Gjonit pati bërë bëri denoncimin në korrik të vitit të kaluar. Sipas tij, Sokol Lepuri dhe Alestina Gjoni kishin një 1 vit të lidhur.

Report Tv është interesuar pranë policisë së Kosovës për fatin e vajzës së humbur dhe nuk ka marrë informacion për shkak se uniformat blu atje thonë se është pjesë e sekretit hetimor.

Vajza është larguar me Sokol Lepurin, të dy nga Burreli në vitin 2019, me të cilin kishte nisur një lidhje dashurie 1 vit më parë. Ajo iu kishte shprehur dëshirën familjarëve se donte të udhëtonte drejt Sarandës me Sokolin, ku do të punonte në një lokal.

Babai i Alestinës, Gjoni ka kërkuar informacion edhe nga familjarët e Sokolit, të cilët kanë pohuar se edhe ato nuk kanë asnjë informacion as për vendodhjen e djalit të tyre, Sokol Lepuri, prej gushtit të vitit të kaluar. Të shqetësuar familja e 21- vjeçares kanë bërë denoncim edhe në policinë e Klosit për shkak se ka kaluar afro 1 vit dhe ende nuk kanë patur asnjë kontakt me vajzën e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco