Festa e çmendur e ditëlindjes/ Shqiptarët shkelin karantinën, telefonata zbulon lokalin ku po harboheshin

Festa e çmendur e ditëlindjes/ Shqiptarët shkelin karantinën, telefonata zbulon lokalin ku po harboheshin

16:51, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një telefonatë të shtunën në mbrëmje, për një festë e cila kishte shkelur orën e lejuar të karantinës, ka vënë në lëvizje policinë e Milanos.

Në fakt mund të thuhet që ishte një ditëlindje e shkuar keq për disa shqiptarë të cilët po shfrytëzonin një lokal në Melzo për tu dëfryer.

Me të mbërritur policia shumica e të ftuarve të cilët ishin shqiptarë u përpoqën t’ia mbathnin, por policia mundi të ndalojë rreth 20 prej tyre.

Alarmi u dha nga një rezident që kishte parë hyrje-dalje të vazhdueshme në lokalin poshtë pallatit të tij.  

U është dashur vetëm pak momente policisë për të kuptuar që kishin të bënin me një festë ditëlindje të paligjshme, me shumë shërbime në tavolinë.

Për këtë arsye pronarja e diskos një italiane 49 vjeçare u gjobit nga policia dhe lokali u mbyll për 5 ditë, me një pezullim të përkohshëm të licencës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco