Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren, gjykata lë në burg shoferin

Aksidentoi për vdekje 10-vjeçaren, gjykata lë në burg shoferin

11:10, 20/01/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Alban Gurin, shoferi i cili aksidentoi për vdekje një vajzë 10-vjeçare në derën e shtëpisë.

Ngjarja ndodhi ditën e diel në zonën e Alliasit në Tiranë, teksa vajza po ecte me gjyshen e saj pranë derës së shtëpisë.

Shoferi akuzohet për “aksident me pasojë vdekjen” dhe për “largim nga vendi i ngjarjes”.

Alban Guri, shoferi që aksidentoi ditën e diel për vdekje 10-vjeçaren A. Petali nga Tirana, po shkonte në varreza pasi kishte përvjetorin e 6 të vdekjes së të atit.

Pas arrestimit Gurit i është bërë testi i alkoolit ku ka rezultuar se kishte konsumuar, por në nivel të ulët, sipas një njoftimi të mëparshëm të policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco