EMRI/ Ja ushtaraku që vdiq në Afganistan, MM del me njoftim

EMRI/ Ja ushtaraku që vdiq në Afganistan, MM del me njoftim

11:08, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një efektiv i Forcave të Armatosura, i dislokuar në Afganistan, ka humbur jetën. Bëhet fjalë për 45-vjeçarin Xhevair Jazaj, komando i batalionit 2 në Herat.

Majori ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtje:

Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40, ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH.J.

Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm po bashkëpunojnë me komandën e operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Ministri i Mbrotjes dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do të vijojnë të mbështesin e t’u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin.

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushullimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cim sqetlla20/01/2021 14:42

shkoi per lesh,.....sekret vdekja si puna e vaksines se rames

Shto koment

Denonco