Rrjedhja e gazit/ Ngjarja e rëndë te kolegji privat i vajzave

Rrjedhja e gazit/ Ngjarja e rëndë te kolegji privat i vajzave

10:42, 20/01/2021
A+ Aa A-

Katër nxënëse të një shkolle private në "Don Bosko" në kryeqytet janë dërguar në spital pasi janë ndier keq nga rrjedhja e gazit në sistemin e ngrohjes.

Syri TV mëson se bëhet fjalë për shkollën e vajzave 'Albanian Qatar College', ose ndryshe Kolegji i Katarit.

Nxënëset si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes kanë pasur dhimbje koke dhe të vjella.

Policia e Tiranës bën me dije se është bërë evakuimi i të gjithë nxënëseve në shkollë.

4 nxënëset janë dërguar te spitali i Traumës fillimisht për kujdes të shpejtë. Një prej tyre është dërguar në QSUT, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë mjekim në Spitalim e Traumës dhe janë në gjendje me të mirë.

Nxënësja e dërguar në QSUT ka pasur nevojë për kujdes më gë shtuar, por gjendet në kushte të mira.

Ka raportime se edhe tri nxënëse do të dërgohen në spital.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco