Kush është ushtaraku që vdiq në rrethana misterioze në Afganistan, ja çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes

Kush është ushtaraku që vdiq në rrethana misterioze në Afganistan, ja çfarë thotë Ministria e Mbrojtjes

10:28, 20/01/2021
A+ Aa A-

Eshtw mwsuar identiteti i ushtarakut shqiptar që ka humbur jetën gjatë ditës së djeshme në Aganistan, në rrethana që ende nuk dihen. Mësohet se personi që ka vdekur është Xhevahir Iljazi, 45-vjeç, me detyrë Major i Shërbimit Informativ Ushtarak.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Heratit në Afganistan, ku trupat shqiptare janë me mision paqeruajtës.

Mësohet se autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet, ndërkohë që nuk ka ende një komunikim zyrtar në lidhje me rastin nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes. Burimet nuk përjashtojnë mundësinë që ushtaraku të ketë kryer një akt vetëvrasje, por ende këto mbeten në kuadrin e hetimeve.

Ky është ushtaraku i dytë humb jetën në Afganistan, pasi në shkurt 2012 u vra kapiten Feti Vogli në një pritë me armë në një fshat të Kandaharit dhe i katërti në misionet e NATO-s. Në 2019 ranë në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni, major Klodian Tanushi dhe ushtarja Zarife Hasanaj.

Njoftim për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes 

Ministria e Mbrotjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura njoftojnë se dje, në orën 22:40 ora lokale në Afganistan, ka humbur jetën ushtaraku me inicialet XH. J. 
Autoritetet e Ministrisë së Mbrotjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA po bashkëpunojnë me komandën e  operacionit për të bërë hetimin e plotë të rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. 
Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë personelin në mision dhe familjet e tyre se do vijojnë të mbështesin e t'u gjenden pranë për të përmbushur me sukses misionin. 
Ministria e Mbrotjes, Shtabi i Përgjithshëm dhe gjithë personeli i Forcave të Armatosura i shprehin ngushëllimet më të ndjera familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tyre të dashur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco