Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Ngjarje e rëndë/ Rrjedhje gazi në shkollë, fëmijët përfundojnë në spital

Ngjarje e rëndë/ Rrjedhje gazi në shkollë, fëmijët përfundojnë në spital

10:23, 20/01/2021
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në mëngjes në një shkollë në Tiranë. Rrjedhja e gazit ka sjellë evakuimin e të gjithë nxënësve. 4 prej tyre përfunduan në spital.

Ngjarja ndërkohë ka shkaktuar një panik të madh jo vetëm te nxënësit, por edhe prindërit e tyre, të cilët janë nisur menjëherë drejt shkollës, ndërsa në të gjithë ambientet jashtë saj ka njerëz të trembur dhe të shqetësuar.

Tiranë/ Informacion paraprak 

Më datë 20.01.2021, rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.

Gjithashtu  janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për  normalizimin e situatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco