EMRI/ Kanosi me armë një qytetar, prangoset autori

EMRI/ Kanosi me armë një qytetar, prangoset autori

09:59, 20/01/2021
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar një qytetar nga zona e Babrrusë në kryeqytet, i cili ka ka kanosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin P.Ll.

Bëhet fjalë për Sokol Tanushin, 39 vjeç, ndërkohë, një tjetër person është shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarjë pasi dyshohet të ketë ndihmuar autorin duke fshehur armën e krimit. Në kërkim është shpllur qytetari me inicialet A.K.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. T., 39 vjeç, pasi në Babrru ka kanosur me armë zjarri pistoletë shtetasin P. Ll.

Gjatë kontrollit për gjetjen e armës nga veprimet hetimore rezultoi se arma e zjarrit është marrë dhe fshehur nga shtetasi A. K., i pranishëm në vendngjarje, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij,” njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco